Insajderi
Lajme

Shi me baltë në Kosovë, parashihen edhe erëra të fuqishme

Insajderi
01 March 2024 - 07:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shi me baltë në Kosovë, parashihen edhe erëra të fuqishme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet e shiut do të përcillen edhe me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9 gradë C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15 gradë.

Siç njofton MeteoKosova era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale në zona të caktuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark