Një person është gjetur i vdekur në rrugë në Lipjan, shkruan Insajderi.
I njëjti sipas policisë është dërguar në emergjencë ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
/Insajderi