Insajderi
Lajme

Zvicër: Dy javë pushim i atësisë edhe nëse fëmija lind i vdekur

Insajderi
06 March 2024 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zvicër: Dy javë pushim i atësisë edhe nëse fëmija lind i vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë e vendosi edhe Dhoma e Kantoneve (senati) pas Dhomës Nacionale, e cila e kishte pranuar më parë një propozim përkatës

Duke qenë se në Zvicër njihet tashmë pushimi i atësisë me rastin e lindjes së fëmijëve, ky pushim, pra leja për të mos punuar dy javë, duhet të jepet gjithashtu edhe nëse fëmija ka lindur i vdekur ose vdes në lindje.

Këtë e vendosi edhe Dhoma e Kantoneve (senati) pas Dhomës Nacionale, e cila e kishte pranuar më parë një propozim përkatës, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, teksti ka pësuar një ndryshim nga Dhoma e Kantoneve. Në versionin e saj, leja duhet të jepet edhe nëse fëmija vdes brenda 14 ditëve nga lindja e tij.

Prandaj, leja duhet të jepet përnjëherë (dy javë, pa ndërprerje) që nga momenti i lindjes së vdekur të foshnjës ose vdekjes së mëvonshme, shkruan srf.ch. Për shkak të kësaj përshtatjeje, çështja tani duhet të kthehet edhe njëherë për shqyrtim dhe votim në Dhomën Nacionale (Këshilli Kombëtar)./albinfo.ch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark