
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Ditën e Mësuesit ka thënë se është emergjente gjetja e një zgjidhje për këtë kategori, shkruan Insajderi.
Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar që vlera e koeficientit të ngritet së paku 130 euro.
Po ashtu ai kërkon që të që të mbetet pika 6 e nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale që ua pranon punëtorëve të arsimit ato vite si kontributdhënëse.
Shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë, sot kur po shënojmë Ditën e Mësuesit, shteti duhet t’i kthehet kërkesave që kërkojne zgjidhje emergjente për mësuesin e Kosovës.
Kërkesa e parë është që vlera e koeficientit të ngritet në se paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit.
Kërkesë e dytë është që të mbetet pika 6 e nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale që ua pranon punëtorëve të arsimit ato vite si kontributdhënëse sepse ndryshimet e bëra me ndyshim plotësimin e këtij ligji ua mohojnë këtë të drejtë të fituar.
Kërkesa e tretë eshtë të mos ndryshohet përmbajtja e Kontratës individuale të punës e as Ligjet ekzistuese pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sindikatës dhe palëve tjera sepse Qeveria Kurti duke shfrytëzuar numrat në parlament po bën ndyshime në ligje që nuk avansojnë, por mohojnë disa të drejta të fituara e të garantuara me ligjet aktuale.
/Insajderi/