“Ah të poshtër” – Momenti kur arrestohen tetë aktivistë të PSD-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ah të poshtër” – Momenti kur arrestohen tetë aktivistë të PSD-së

    Insajderi
    07 March 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistët të Partisë Socialdemokrate (PSD) janë arrestuar nga Policia e Kosovës, derisa po mbanin një aksion në hapësirat e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë.

    Në manifestimin ku PSD tentoi që ta bëjë një aksion para të pranishmëve, në mesin e tyre ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Të arrestuar kanë mbetur Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Teutë Rrusta, Natyrë Kuçi, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi dhe Zgjim Hyseni.

    Të gjithë këta pas disa minutash janë liruar nga Policia e Kosovës.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark