Të shtëna me armë në Otava, gjashtë të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të shtëna me armë në Otava, gjashtë të vdekur

    Insajderi
    07 March 2024 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia kanadeze thotë se dy të rritur dhe katër fëmijë të vegjël, më i vogli prej të cilëve ishte më pak se tre muajsh, kanë vdekur në një vrasje masive në atë që kryebashkiaku i Otavës e përshkroi si “një nga incidentet më tronditëse të dhunës” në historinë e qytetit.

    Një 19-vjeçar është në paraburgim dhe po ballafaqohet me gjashtë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasje, raporton theguardian.

    Policia u thirr në një shtëpi në komunitetin Barrhaven, ku oficerët gjetën atë që shefi i policisë së Otavës Eric Stubbs e quajti “një skenë të tmerrshme. Viktimat ishin një familje e sapoardhur nga Sri Lanka”.

    Një burrë 40-vjeçar, Amarakoonmubiayansela Ge Gamini Amarakoon, i cili kohët e fundit kishte ardhur në Kanada dhe jetonte në shtëpi, u gjet gjithashtu i vdekur në shtëpi.

    “Ky ishte një akt i pakuptimtë dhune i kryer mbi njerëz thjesht të pafajshëm”, tha Stubbs.

    Stubbs thotë se policia ende po përpiqet të përcaktojë marrëdhëniet midis të dyshuarit, Febrio De-Zoysa, dhe viktimave. De-Zoysa, i cili gjithashtu është nga Sri Lanka dhe ishte në Kanada duke studiuar, besohet se ka jetuar gjithashtu në shtëpi.

    Ndryshe, zyrtarët e Sri Lankës janë në kontakt me anëtarët e familjes së tyre në Colombo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark