Insajderi
Lajme

Ky është pronari i lokalit që mbeti i plagosur nga sulmi me armë zjarri në Gjakovë

Insajderi
10 March 2024 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është pronari i lokalit që mbeti i plagosur nga sulmi me armë zjarri në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë plagosur në orët e para të mëngjesit të së dielës si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

Gazeta Insajderi raportoi se nga sulmi me armë zjarri në lokalin ‘Republika’ kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit pronarë Driton dhe Jon Stublla, si dhe një klient.

I dyshuari, i cili gjendet në arrati, sipas këtij burimi është Shkelzen Ahmeti.

FOTO: Driton Stublla, i plagosuri nga incidenti i mbrëmshëm në Gjakovë

Lajmin për incidentin në orët e para të mëngjesit të së dielës ka konfirmuar më herët për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, teksa ka thënë se tre të dyshuarit gjenden jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka deklaruar ai.

Sipas Elezajt, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark