Insajderi
Insajderi Video

“Vendim tmerrues… të korruptuar”, reagon djali i viktimës pasi që Gjykata e la të lirë të akuzuarin për vrasje me eksploziv në Gjakovë

Insajderi
20 March 2024 - 20:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vendim tmerrues… të korruptuar”, reagon djali i viktimës pasi që Gjykata e la të lirë të akuzuarin për vrasje me eksploziv në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar sot nga akuza për vrasje të rëndë dhe posedim të pa autorizuar të armëve, Dod Gjikolajn. I akuzuar për vrasjen e Haxhi Ahmetit.

Ky vendim i gjykatës është pritur rëndë nga familjarët. Djali i të ndjerit, Gani Ahmeti ka treguar për Insajderin për dyshimet e tyre si familje. Përmend korrupsionin.

Sipas tij është e palogjikshme marrja e një vendimi të tillë, kur prokurorja e rastit kishte një numër të konsiderueshëm provash dhe kërkonte dënim maksimal ndaj Gjikolajt, ndërkohë prokurori e liroi tërësisht nga akuza.

Tensione në seancë ka pasur edhe sot, nga ana e gjyqtarit Ilir Rashka, i cili duke e lexuar vendimin i kishte reaguar djalit të viktimës.

Ahmeti ka folur edhe për masat që pritet të ndërmarrin si familje.

Se si kishte ndodhur rasti, kur ishte ngritur aktakuza, kur ishte arrestuar i dyshuari e si përfundojë i lirë, ndiqni storien e plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark