I akuzuar për vrasje me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar nga akuzat Dod Gjikolajn, shkruan Insajderi.
Kjo është bërë e ditur në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Çka thuhej në aktakuzë?
Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.
Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar.
Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.
Gani Ahmeti, i biri i Haxhi Ahmetit, ka akuzuar djalin e axhës së tij, Bajram Ahmeti si të dyshuar për porositjen e vrasës me mjet eksploziv të babait të tij para shtëpisë së tyre në Gjakovë.
“Raportet me xhaxhain kanë qenë mirë por me djalin e tij jo, Bajram Ahmeti. E ka shti babën e vet me ma vra vllaun, Ali ahmetin. Më pas 2018 e ka shto Dodë Gjikolën me ma vra babën me eksploziv. E vllau në vitin 2013 është vrarë nga xhaxhai im, Abaz Ahmeti”, deklaroi ai.