“Unë s’jam për trafikim, është njeriu juaj” – Përplasen Lekaj e Kusari-Lila për rastin e Kryeshefit të KRU “Gjakova” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë s’jam për trafikim, është njeriu juaj” – Përplasen Lekaj e Kusari-Lila për rastin e Kryeshefit të KRU “Gjakova”

    Insajderi
    26 March 2024 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka pasur një përplasje me shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku u diskutua për organizimin e dëgjimit mbikëqyrës për sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit.

    Deputeti i AAK-së përmendi rastin e Kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili është arrestuar nga autoritetet në Bullgari në shkurt të këtij viti si i dyshuar për kontrabandim me të mitur.

    “Sa i përket deklaratave të kolegëve, KRU ‘Gjakova’ ka qenë shembull, ju e keni ndërru e keni sjellë njeriun politik”, tha Lekaj, ndaj të cilit reagoi shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    “Mos hyn në punë të Gjykatës je duke fol për krejt sektorin e ujërave. Qe çka sjellë në tavolinë, turp duhesh me pas, ke aktgjykim për burg”, u shpreh Kusari-Lila.Ndërsa Lekaj këto pretendime i quajti shpifje.“A s’ke marr aktgjykim”, i ktheu Kusari-Lila.

    “Ai është në burg”, tha Lekaj për drejtorin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi.“Ai është i arrestuar”, ia kthehu sërish Kusari-Lila.“Nuk jam për trafikim, prej Interpolit që ka e keni sjellë ju personalisht. Ti, ndikimi politik nuk keni lënë fjalë pa shpif. Keni ardhë me mashtrime dhe kokulur keni me shku”, tha Lekaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark