Thotë se naftëtarët po fitojnë deri në 30 cent për litër, por s'flet me emra - Kryetari i Naftëtarëve kërkon sqarim nga ministrja Hajdari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thotë se naftëtarët po fitojnë deri në 30 cent për litër, por s’flet me emra – Kryetari i Naftëtarëve kërkon sqarim nga ministrja Hajdari

    Insajderi
    02 April 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari hodhi dyshimet se naftëtarët kosovar po manipulojnë me çmimet e naftës, duke fituar deri në 0.30 cent për një litër naftë.  Tërthorazi i akuzoi për vjedhje. Për këtë ka reaguar kryetari i naftëtarëve. Insajderi ju sjell detajet.

    “Ne synojmë që të kemi një treg sa më të shëndosh të tregut të naftës, ne synojmë që të kemi edhe konsumatorin e mbrojtur e jo të kemi çmime të spekuluara në treg me marzh tregtare deri në 0.30 cent për një litër naftë”, u shpreh ajo në KTV derisa nuk ceki asnjë emër të përveçëm, pra të ndonjë pronari, apo kompanie që sipas saj po manipulon me çmimet.

    Ndaj kësaj deklarate të ministres Hajdari ka reaguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani.

    Sipas tij ministrja duhet të tregojë me emra se kush janë këto kompani që po abuzojnë me çmime.

    “Unë nuk pajtohem me ministren, Rozeta Hajdari për vendimin se bizneset me 12 cent nuk po mbulohen. Dhe në intervistë thotë se naftëtarët janë duke fituar 30 cent për litër.  Lus ministren që të jep emrat e kompanive kush janë kompanitë që po fitojnë 30 cent. Kush janë ata që po abuzojnë me çmime”, tha ai për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga ministria, Rozeta Hajdari për të kuptuar më saktë rreth deklaratës së saj, pra për pjesën e fitimit prej 0.30 cent, se kush janë këta abuzues dhe se a janë denoncuar nga ajo, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërkohë, i pari i naftëtarëve duke theksuar se Kosova i ka çmimet më të ulta të derivateve në rajon, ka treguar saktë për secilin shtet fqinjë se sa kushton një litër naftë apo benzië.

    “Sa i përket çmimit të derivateve në tregun kosovar përafërsisht çmimet sillen Dizelli 1.36 deri 1.41 cent Benzina 1.32 deri 1.35 cent. Këto çmime i kemi nga 1 marsi dhe deri në ditët në vijim. Çmimet janë stabile nuk ka lëvizje të mëdha në BERZ, për momentin”, deklaroi ai.

    “Për gjendjen ekonomike të qytetarëve tanë çmimi real kishte me qenë 1.€ por kjo nuk varet nga ne qytetarët tanë janë duke u furnizu me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën për 22 cent më të ultët ndërsa benzinen e kemi çmim përafersisht të njejtë çmimet në Shqipëri Dizelli 1.85 cent Benzina 1.84 cent çmimet në Serbi Dizelli 1.85 cent Benzina. 1.86 cent”, potencoi ai.

    Berjani shtoi rritja ose ulja e çmimeve të derivative varet vetëm nga BERZ dhe organiztat Opec.

    Kryetari Berjani ritheksoi se ministrja Hajdari duhet të tërheq vendimin e marrë në gusht të vitit të kaluar, me të cilin MINT cakton marzhën e fitmit për produktet e naftës.

    Sipas këtij vendimi të ministrisë, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

    Ndërkaq, Berjani përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka kërkuar që marzha e fitimit të rritet për shumicë 2.3 euro centë për një litër, ndërsa marzha për shitjet me pakicë të ngritët 14 euro centë për një litër.

    Përkundër kërkesës së drejtuar, ai nuk la pa përmendur se Qeveria Kurti, pas 12 viteve, kaloi ligjin e naftës.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark