Insajderi
Lajme

Aksidenti në Këlcyrë – 7 migrantët që humbën jetën në aksident ishin nga Pakistani

Insajderi
03 April 2024 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti në Këlcyrë – 7 migrantët që humbën jetën në aksident ishin nga Pakistani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia shqiptare tha sot se janë nga Pakistani 7 migrantët që humbën jetën në një aksident rrugor në zonë e Përmetit, në Jug të Shqipërisë, një ditë më parë.

Sipas policisë migrantët janë të moshave 28 deri në 32 vjeç dhe 3 prej tyre janë identifikuar.

Policia tha se ka identifikuar edhe 3 shtetas që dyshohet se kanë bashkëpunuar me drejtuesin e automjetit, që transportonte migrantët nga kufiri jugor me Greqinë drejt Shkodrës, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident.

Sipas policisë dy nga këta shtetas, banues në Shkodër, janë arrestuar, ndërsa personi i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është në kërkim.

Avokati i Popullit tha përmes një deklarate se ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

“Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit. /VOA


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark