Drejtori i ASK-së: Pritet që popullsia të jetë më pak se në vitin 2011, shkak migrimi e nataliteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i ASK-së: Pritet që popullsia të jetë më pak se në vitin 2011, shkak migrimi e nataliteti

    Insajderi
    05 April 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se pritet të ketë më pak popullsi se sa në regjistrimin e vitit 2011.

    Në konferencën për media para fillimit të daljes së ekipeve në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Kastrati tha do të gjobiten qytetarët nëse nuk regjistrohen.

    “Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011.

    Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë. Penaltia do të jetë deri në 10 mijë euro”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark