Pas faljes së Namazit të Fitër Bajramit - Myftiu Tërnava foli për martesën e vetëvrasjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas faljes së Namazit të Fitër Bajramit – Myftiu Tërnava foli për martesën e vetëvrasjen

    Insajderi
    10 April 2024 - 07:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë duke u lutur që mes veti të ketë harmoni, shëndet dhe paqe.

    Ka thënë se martesa është e shenjtë. “Fëmija duhet ta dijë se kush është nëna e kush është babai”.

    Tërnava ka thënë se si pasojë e një familje të shëndoshe edhe njerëzit janë të shëndoshë.

    Duke u nisur nga kjo, Tërnava ka folur rreth numrit të madh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po ndodhin.

    “Ne si BIK jemi të shqetësuar për numrin e vetëvrasjeve dhe vrasjeve, të dhënat e policisë janë shqetësuese. Këto akte do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”.

    Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.

    Myftiu është lutur për popullin e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark