Insajderi
Lajme

Gjendet një predhë artilerie në Shtimë, dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore

Insajderi
11 April 2024 - 17:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet një predhë artilerie në Shtimë, dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një predhë artilerie është gjetur sot në Shtime.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se dyshohet që predha është nga Lufta e Dytë Botërore.

“Me daten 11.04.2024, rrethe orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervoarit të ujit në rrugën ,,Skenderbeu” në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga lufta e dyte botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark