Kontrabandë në Leposaviq, kamioni i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule bie në prua, ik shoferi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandë në Leposaviq, kamioni i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule bie në prua, ik shoferi

    Insajderi
    12 April 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i kontrabandës me mallra në Leposaviq është raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Bazuar në raportin e policisë, një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prua.

    I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart.

    Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark