Kryeministri Abin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se janë liruar katër zyrtarët e Policisë së Kosovës që u ndaluan në kufi nga autoritetet serbe.
Por, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, po vazhdon të mbahet në burgun e Serbisë.
“Informacionet e fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar janë liruar, përveç Jankoviq. Ai po mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti.
Policët e liruar janë: Sinisha Milliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi.