"Po e trajtojnë rastin njëanshëm" - kërkohet shkarkimi i Këshillit të Etikës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po e trajtojnë rastin njëanshëm” – kërkohet shkarkimi i Këshillit të Etikës

    Insajderi
    22 April 2024 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    27 studentë e kanë denoncuar profesorin e rregulltë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqin për ngacmim seksual.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.

    Sot, Këshilli i Etikës e ka mbajtur seancën e pestë ku ka dëshmuar për herë të dytë profesori në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi.

    Krasniqin ka mohuar akuzat e studenteve për ngacmim seksual. “Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime”, ka thënë ai.

    Ndaj anëtarëve të Këshillit të Etikës ka reaguar Leonida Molliqaj.

    Ajo ka kërkuar shkarkimin e këtij këshilli duke theksuar faktin se “janë krejt burra”.

    “A e dini se anëtarët e Këshillit të Etikës në Universitetin e Prishtinës janë krejt burra?!
    Kjo besoj që nuk është fare rastësi. Katër burra po trajtojnë njëanshëm rastin e denocimit për ngacmim seksual të profesorit Xhevat Krasniqi nga 27 studente. Po arsyetojnë profesorin e nuk po u besojnë vajzave. Ky këshill duhet me u shkarku, ska tjetër rrugë”
    , ka shkruar ajo në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark