“Ky i dha mirënjohje Vuçiqit” – Arifi shfaqet me një fotografi në duar teksa flet për të sapozgjedhurin në Preshevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ky i dha mirënjohje Vuçiqit” – Arifi shfaqet me një fotografi në duar teksa flet për të sapozgjedhurin në Preshevë

    Insajderi
    23 April 2024 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Serbisë ka shpërbërë Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe ka emëruar Organin e Përkohshëm që do të udhëheqë me këtë komunë deri në zgjedhjet e parakohshme. Sipas këtij vendimi,  kryetar i Organit të Përkohshëm është emëruar Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

    Për Mustafën disa fjalë i ka thënë ish-kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

    Arifi në intervistë për Insajderit, potencoi se Mustafa i kishte dhënë mirënjohje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq madje këtë e tregojë edhe me një fotografi.

    “Një foto flet më shumë se 1 mijë fjalë, qe kush është ai që tash është duke udhëhequr Ragmi Mustafa, para 10 viteve ia ka dhënë një mirënjohje Vuçiqit do të thotë e konsideron Vuçiqin si një politikan konstruktiv, si një politika që ia vlen me ia dhënë një mirënjohje, dhe është i vetmi shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare që ia jep një mirënjohje presidentit Vuçiq…”, është shprehur ai në Insajderi.

    Arifi gjatë intervistës foli edhe për përfaqësuesit e Luginës duke thënë se disa prej tyre janë tipat që “ia puthin dorën kah të sillen Kurtit”. Andaj, ai nuk e rreshtua me këtë grup.

    Për më tepër ndiqni pjesë nga intervista:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark