Insajderi
Lajme

Prizren: E futën viktimën në veturë dhe e çuan diku tjetër, arrestohen katër persona

Insajderi
16 May 2024 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prizren: E futën viktimën në veturë dhe e çuan diku tjetër, arrestohen katër persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për privim të kundërligjshëm nga liria ndaj një personi.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht një person, e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.

“Prizren / 15.05.2024-22:40.  Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër”, thuhet në njoftim.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark