Katër persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për privim të kundërligjshëm nga liria ndaj një personi.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht një person, e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.
“Prizren / 15.05.2024-22:40. Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër”, thuhet në njoftim.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/