Insajderi
Botë

SHBA: Vetëm në dy vitet e fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë mbi 120 miliardë dollarë

Insajderi
14 June 2024 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA: Vetëm në dy vitet e fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë mbi 120 miliardë dollarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Misioni i SHBA-së në NATO ka njoftuar për takimin që kanë mbajtur ministrat e Brendshëm të shteteve aleate. SHBA thotë se aleatët po mobilizojnë rritjen në mbrojtje dhe po investojnë në blerjen e teknologjive të reja për të përmirësuar aftësitë e NATO-s për të parandaluar dhe mbrojtur në një mjedis sigurie i cili po ndryshon vazhdimisht.

Misioni i SHBA-së bën të ditur se vetëm në dy vitet e fundit, aleatët kanë rëndë dakord që të investojnë 120 miliardë dollar për sistemet mbrojtëse të SHBA-së dhe Evropës duke u siguruar që NATO ka pajisjet më të mira për të mbajtur qytetarët të sigurtë.

“Vetëm në dy vitet e fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë mbi 120 miliardë dollarë në sistemet e mbrojtjes, duke forcuar industrinë e mbrojtjes të SHBA dhe Evropës dhe duke siguruar që ne kemi pajisjet më të mira për të mbajtur qytetarët tanë të sigurt. #NeJemiNATO”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark