×
Show

Paratë, marihuana dhe femrat – Ago shpalos gjithçka në “Gas”

Insajderi
20 August 2017 - 00:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Paratë, femrat, marihuana dhe festat. Të gjitha këto tema për të cilat këndon artisti kosovar Ago, janë të thëna në një këngë.

Kënga e fundit e publikuar nga këngëtari kosovar i zhanrit të muzikës Trap – rrymë muzikore e afërt me hip-hopin – quhet “Gas”. Ajo është publikuar të premtën.

Mund të duket bajagi e çuditshme, por kënga e fundit e Agos është përfaqëson origjinalitetin e muzikës Trap. Në këngën “Gas”, Ago flet për veten, për personin që ai pretendon se është: i dhënë goxha shumë pas marihuanës, femrave e parave.

Muzika Trap në botë është duke përjetuar momentalisht sukseset më të mëdha që prej fillimeve të saj në vitet 1980. Artistët e këtij zhanri muzikor janë yje të skenës botërore. /Insajderi.com  

OP-ED
Nga Rubrika
Show
29 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark