Haradinaj për policët në veri: Nuk kanë as tualet, duhet të lusin ndonjë serb për të hyrë në banjo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për policët në veri: Nuk kanë as tualet, duhet të lusin ndonjë serb për të hyrë në banjo

    Insajderi
    08 January 2025 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Daut Haradinaj ka folur për gjendjen e policëve në veri, duke thënë se nuk kanë tualet.

    Ai është shprehur se atyre u duhet të lusin ndonjë serb për të hyrë në banjo.

    “I ke policët tanë duke u mërdhi në kushte minimale, në gjendje mizerje, më vjen turp të përdorë ndonjë shprehje të ulët këtu në studio, por policët tanë nuk kanë tualet, duhet të shkojnë t’i bien zilës të lusin ndonjë serb “a po na leni brenda me hy në banjo”, është edhe më keq se kaq, por unë nuk po flas”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

    Edhe shumë raste ka që nuk i kanë pranuar brenda, nuk i kanë lejuar të hyjnë brenda, është shprehur tutje Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark