Insajderi
Lajme

Besim Mulaj- qytetarëve: Çdo takim me ju më jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara

Insajderi
08 February 2025 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besim Mulaj- qytetarëve: Çdo takim me ju më jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Besim Mulaj, nga radhët e LDK’së me numër 79, i ka dedikuar një postim qytetarëve dhe miqve që e kanë mbështeture gjatë fushatës zgjedhore.

Ai shkruan se nga këto takime ka marrë energji dhe forcë për të vazhduar përpara.

“Nga çdo tubim, bisedë apo takim, po e forcojmë angazhimin tonë për ndryshime të qëndrueshme”, ka shkruara ai mes tjerash në Facebook.

Statusi i plotë:

Të dashur miq,

Çdo takim me ju më jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara! Mbështetja juaj, diskutimet e hapura dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen janë dëshmi e besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar së bashku.

Nga çdo tubim, bisedë apo takim, po e forcojmë angazhimin tonë për ndryshime të qëndrueshme. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ndërtuar atë që të gjithë e duam – një të ardhme më të mirë!

Pa besim, s’ka ndryshim!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark