
Mbrëmë janë arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe banesë iu janë gjetur dhe sekuestruar: 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705€ para të gatshme.
Policia tutje njofton se me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje
“Rr. Perandori Justinjan, Prishtinë 20.02.2025 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar: 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”.