Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, Policia iu gjeti substanca të ndryshme narkotike e para të gatshme

Insajderi
21 February 2025 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona në Prishtinë, Policia iu gjeti substanca të ndryshme narkotike e para të gatshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë janë arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe banesë iu janë gjetur dhe sekuestruar: 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705€ para të gatshme.

Policia tutje njofton se me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje

“Rr. Perandori Justinjan, Prishtinë 20.02.2025 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar: 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark