"Gjiganti industrial" i Kurtit në vështirësi financiare, gjysmë milioni shuma e përmbarimit që iu obligohen punonjësve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjiganti industrial” i Kurtit në vështirësi financiare, gjysmë milioni shuma e përmbarimit që iu obligohen punonjësve

    Insajderi
    06 March 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti zotohej për rimëkëmbje të kombinatit “Trepça”. Mirëpo, kjo është larg asaj çfarë ishte zotuar tashmë shefi i Qeverisë. Në një reagim të ndërmarrjes publike, përmendet edhe rreziku për mosfunksionim të saj në të ardhmen.

    Trepça ka lëshuar një reagim, ku ka bërë të ditur se vetëm në fazën e parë të lëndëve përmbaruese që punonjësit e Trepçës kanë fituar kundër ndërmarrjes janë përafro gjysmë milioni euro, shkruan Insajderi.

    Bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e Trepça SH.A kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare. Aktualisht, kjo është vetëm faza e parë e këtyre lëndëve, ndërsa në proces të pagesës është shuma prej 475,498.00 €, e cila përfshin:

    Obligimet ndaj punonjësve – 347,047.00 €

    Shpenzimet përmbarimore – 37,299.00 €

    Shpenzimet e avokatëve – 91,152.00 €”, thuhet në reagimin e Trepçës.

    Trepça ka thënë se situata e krijuar paraqet rrezik serioz për funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes.

    Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, Trepça SH.A u bën thirrje të gjithë punonjësve të përfshirë që të paraqiten pranë menaxhmentit për arritjen e një marrëveshjeje. Në të kundërtën, rrezikohet likuiditeti i ndërmarrjes dhe funksionimi i saj në të ardhmen“, përfundon reagimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark