Insajderi
Lajme

“Gjiganti industrial” i Kurtit në vështirësi financiare, gjysmë milioni shuma e përmbarimit që iu obligohen punonjësve

Insajderi
06 March 2025 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gjiganti industrial” i Kurtit në vështirësi financiare, gjysmë milioni shuma e përmbarimit që iu obligohen punonjësve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti zotohej për rimëkëmbje të kombinatit “Trepça”. Mirëpo, kjo është larg asaj çfarë ishte zotuar tashmë shefi i Qeverisë. Në një reagim të ndërmarrjes publike, përmendet edhe rreziku për mosfunksionim të saj në të ardhmen.

Trepça ka lëshuar një reagim, ku ka bërë të ditur se vetëm në fazën e parë të lëndëve përmbaruese që punonjësit e Trepçës kanë fituar kundër ndërmarrjes janë përafro gjysmë milioni euro, shkruan Insajderi.

“Bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e Trepça SH.A kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare. Aktualisht, kjo është vetëm faza e parë e këtyre lëndëve, ndërsa në proces të pagesës është shuma prej 475,498.00 €, e cila përfshin:

Obligimet ndaj punonjësve – 347,047.00 €

Shpenzimet përmbarimore – 37,299.00 €

Shpenzimet e avokatëve – 91,152.00 €”, thuhet në reagimin e Trepçës.

Trepça ka thënë se situata e krijuar paraqet rrezik serioz për funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes.

“Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, Trepça SH.A u bën thirrje të gjithë punonjësve të përfshirë që të paraqiten pranë menaxhmentit për arritjen e një marrëveshjeje. Në të kundërtën, rrezikohet likuiditeti i ndërmarrjes dhe funksionimi i saj në të ardhmen“, përfundon reagimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark