Armët bërthamore të Evropës, kancelari i mundshëm i Gjermanisë me një deklaratë të befasishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Armët bërthamore të Evropës, kancelari i mundshëm i Gjermanisë me një deklaratë të befasishme

    Insajderi
    09 March 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, ka kundërshtuar idenë që Gjermania të bëhet me armatim bërthamor.

    “Gjermania nuk do të jetë në gjendje dhe nuk mund të zotërojë vetë armë bërthamore”, tha kryetari i CDU, raporton Der Spiegel, përcjell Insajderi.

    Megjithatë, Merz tha se dëshiron të bisedojë me Francën dhe Britaninë e Madhe se si armët e tyre bërthamore mund të integrohen më shumë në mbrojtjen e Evropës.

    Ndarja bërthamore është një çështje për të cilën duhet të flasim“, tha kandidati i ardhshëm për kancelar në radion gjermane Deutschlandfunk të dielën.

    Megjithatë, ky veprim synohet të jetë “suplement” i ombrellës ekzistuese bërthamore të SHBA’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark