Insajderi
Lajme

Armët bërthamore të Evropës, kancelari i mundshëm i Gjermanisë me një deklaratë të befasishme

Insajderi
09 March 2025 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Armët bërthamore të Evropës, kancelari i mundshëm i Gjermanisë me një deklaratë të befasishme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, ka kundërshtuar idenë që Gjermania të bëhet me armatim bërthamor.

“Gjermania nuk do të jetë në gjendje dhe nuk mund të zotërojë vetë armë bërthamore”, tha kryetari i CDU, raporton Der Spiegel, përcjell Insajderi.

Megjithatë, Merz tha se dëshiron të bisedojë me Francën dhe Britaninë e Madhe se si armët e tyre bërthamore mund të integrohen më shumë në mbrojtjen e Evropës.

“Ndarja bërthamore është një çështje për të cilën duhet të flasim“, tha kandidati i ardhshëm për kancelar në radion gjermane Deutschlandfunk të dielën.

Megjithatë, ky veprim synohet të jetë “suplement” i ombrellës ekzistuese bërthamore të SHBA’së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark