
Opozita në Komunën e Vitisë, kanë reaguar pas hulumtimit të Insajderit për tenderin që duhej të ishte 300 mijë euro e gabimisht nga Komuna u shkrua 3 milionë. Tenderi për shërbimet e energjisë u anulua në fund të muajit shkurt të këtij viti. Pra, Komunës iu deshën tre muaj që të anuloj vendimin ku u tha se do jepen 3 milionë euro, e në fakt do të duhej të ishin 300 mijë euro.
Liridona Bislimi, asambliste VV-së, ka dal me një reagim ku thotë se kryetari “E ka provu: n’dalt nasjen mire, mos dalt thojna kemi gabu”.
“Aktivitet i zakonshem tenderimi si kryetar nga Sokol Haliti… E ka provu: n’dalt nasjen mire, mos dalt thojna kemi gabu”, shkroi ajo.
Edhe asamblistja Majlinda Shabani ka shprehur shqetësimin lidhur me tenderin në fjalë.
“Normal që 3 milionë, kur je marakli i tenderave nënshkruan edhe “symbyllurazi”. Çka janë 3 milionë euro për marakli? Ku tjetër përpos me kryetarin “briliant” të Vitisë”, tha ajo.
Hulumtimi i Insajderit: