Insajderi
Lajme

Hulumtimi i Insajderit/ Reagojnë opozita në Viti: Çka janë 3 milionë euro për marakli?

Insajderi
26 March 2025 - 12:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hulumtimi i Insajderit/ Reagojnë opozita në Viti: Çka janë 3 milionë euro për marakli?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Opozita në Komunën e Vitisë, kanë reaguar pas hulumtimit të Insajderit për tenderin që duhej të ishte 300 mijë euro e gabimisht nga Komuna u shkrua 3 milionë. Tenderi për shërbimet e energjisë u anulua në fund të muajit shkurt të këtij viti. Pra, Komunës iu deshën tre muaj që të anuloj vendimin ku u tha se do jepen 3 milionë euro, e në fakt do të duhej të ishin 300 mijë euro.

Liridona Bislimi, asambliste VV-së, ka dal me një reagim ku thotë se kryetari “E ka provu: n’dalt nasjen mire, mos dalt thojna kemi gabu”.

“Aktivitet i zakonshem tenderimi si kryetar nga Sokol Haliti… E ka provu: n’dalt nasjen mire, mos dalt thojna kemi gabu”, shkroi ajo.

Edhe asamblistja Majlinda Shabani ka shprehur shqetësimin lidhur me tenderin në fjalë.

“Normal që 3 milionë, kur je marakli i tenderave nënshkruan edhe “symbyllurazi”. Çka janë 3 milionë euro për marakli?🤦‍♀️ Ku tjetër përpos me kryetarin “briliant” të Vitisë”, tha ajo.

Hulumtimi i Insajderit:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark