Kolegu i policit të vrarë me fjalë prekëse: Na e mbrojte pragun e shtëpisë, na i mbrojte fëmijët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolegu i policit të vrarë me fjalë prekëse: Na e mbrojte pragun e shtëpisë, na i mbrojte fëmijët

    Insajderi
    02 April 2025 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic është vrarë mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Rreshteri Muhamed Lika humbi jetën në kushte të pasqaruara, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen është ende në arrati, shkruan Insajderi.

    Sylejman Loku, një nga miqtë e policit të vrarë, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën për trimërinë e Muhamed Likës.

    Ai tha se vdiq “vllau ynë, miku ynë, ish-ushtari i UÇK-së dhe i Policisë së Kosovës”.

    “Vritet në Kaqanik vllau ynë, miku ynë, ish-ushtari i UÇK-së dhe i Policisë së Kosovës. Allahu të mëshiroft vlla. Do na mungosh gjithmonë Muhamed Lika”, shkroi Loku.

    “Prehu në paqe vlla. Kjo do të thotë se për 26 vjet luftove për lirinë e Kosovës, sot e 26 vjet luftove nën mbrojtjen e rendit nën Policinë e Kosovës, na e mbrojte pragun e shtëpisë, na i mbrojte fëmijët tanë ne kur flinim gjumë dhe sot na ta morëm jetën vlla”, përfundoi ai.

    Muhamed Lika dyshohet se u vra para hyrjes së banesës së tij në Kaçanik të martën pak para mesnate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark