Insajderi
Lajme

Prokuroria e Hagës i referohej Kosovës si “Kosova dhe Metohija”, historiku që tregon skandalin e Speciales

Insajderi
10 April 2025 - 11:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria e Hagës i referohej Kosovës si “Kosova dhe Metohija”, historiku që tregon skandalin e Speciales
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëri nga dy prej nëpunësve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë që ishte angazhuar për ta intervistuar Sefer Goxhulin, iu kishte referuar Republikës së Kosovës me fjalët ‘Kosovo i Metohija’ (Kosovë dhe Metohi).

Beogradi zyrtar dhe regjimi i Millosheviqit tash e sa vite e përdorin këtë term në kuptimin pezhorativ, që synon të cenojë integritetin shtetëror të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Se një hetues i Prokurorisë së Specializuar në Hagë e ka përdorur temin fyes, e konfirmon edhe një dokument i Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Më 11 nëntor 2022, ankuesi u intervistua nga dy punonjës të ZPS-së. Në fillim të intervistës, njëri prej punonjësve, gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët ‘Kosovo i Metohija’ (‘Kosovë dhe Metohi’)”, thuhet në dokument.

Në atë moment, ankuesi nuk ngriti ndonjë kundërshtim dhe shqetësim në lidhje me përdorimin e shprehjes ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi u këshillua të mos e bënte këtë nga mbrojtësi i tij. Megjithatë, në fund të intervistës, ai shprehu shqetësimin e tij për përdorimin e kësaj shprehjeje në dokumentacion.

Ankuesi kishte kërkuar që atij, Parlamentit Evropian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit t’i dërgohet një shpjegim me shkrim mbi arsyet pse ishte përdorur ky term.

Përkundër që prokuroria kishte pranuar se e kishte përdorur këtë term, Avokati i Popullit, ia kishte rrëzuar kërkesën ankuesit. /Insajderi.org/

VENDIMI I PLOTË:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark