Insajderi
Lajme

Ky është 63 vjeçari që u gjet i vdekur në Gjilan, Policia jep detaje

Insajderi
16 April 2025 - 18:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është 63 vjeçari që u gjet i vdekur në Gjilan, Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person 63 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Demir të komunës së Gjilanit.

Gazeta Insajderi sipas burimeve, raportoi më parë se që u gjet i pajetë është Ahmet Demiri, i cili jetonte i vetëm në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Zëdhënësi i policisë në Gjilan tha për Insajderin se rreth orër 13:40 personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1962 është pa shenja jete.

Rast nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’.

“Me datën 16.04.2025 rreth orës 13:30 kemi pranuar informacion se në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Njësitet policore së bashku me ekipin e emergjencës nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1962 është pa shenja jete.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet në sqarim të rrethanave të rastit po hetohen nga hetues rajonal të policisë në Gjilan, rast i cili nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark