
Një person 63 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Demir të komunës së Gjilanit.
Gazeta Insajderi sipas burimeve, raportoi më parë se që u gjet i pajetë është Ahmet Demiri, i cili jetonte i vetëm në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Zëdhënësi i policisë në Gjilan tha për Insajderin se rreth orër 13:40 personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1962 është pa shenja jete.
Rast nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’.
“Me datën 16.04.2025 rreth orës 13:30 kemi pranuar informacion se në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Njësitet policore së bashku me ekipin e emergjencës nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1962 është pa shenja jete.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet në sqarim të rrethanave të rastit po hetohen nga hetues rajonal të policisë në Gjilan, rast i cili nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’”.