Daut Haradinaj për Kurtin: Nëse i duket më e rëndësishme Haxhiu se Kosova, le të vazhdojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj për Kurtin: Nëse i duket më e rëndësishme Haxhiu se Kosova, le të vazhdojë

    Insajderi
    13 May 2025 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Haradinaj tha se Kurti më mirë është të thotë se nuk e ka shumicën dhe të kërkojë ndihmë nga subjektet politike apo partnerët e mundshëm.

    “Ai tha që e ka obligim ta bëjë mazhorancën për qeveri, por ky zotëria duhet ta kuptojë se mazhoranca qoftë në krijimin e institucioneve parlamentare apo në ekzekutiv është mazhorancë. Më mirë është të thotë se nuk e ka shumicën dhe të lypë ndihmë tek subjektet politike apo te partnerët e mundshëm”.

    “Oferta ka qenë shumë e sinqertë, mundësia për të dalë prej kësaj krize brenda 24 orëve, por nëse këtij i duket më e rëndësishme Albulena Haxhiu se Kosova, se Parlamenti dhe se Qeveria, le të vazhdojë”, tha Haradinaj në Rubikon.

    Ai më tej u shpreh se në situatën aktuale, Parlamentin e Kosovës nuk e ka bllokuar Albulena haxhiu, por kreu i VV-së, Albin Kurti.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark