“Babën ma ka vra me eksploziv” – Djali i viktimës që u vra në Gjakovë shpreson që rasti do të kthehet në rigjykim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Babën ma ka vra me eksploziv” – Djali i viktimës që u vra në Gjakovë shpreson që rasti do të kthehet në rigjykim

    Insajderi
    14 May 2025 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Ahmeti, djali i viktimës që u ekzekutua më eksploziv afër shtëpisë së tij ka rrëfyer edhe njëherë se si ndodhi rasti i vrasës së babait të tij, Haxhi Ahmetit, shkruan Insajderi.

    Ai po kërkon që rasti të kthehet në rigjykim.

    Ai shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë për ta liruar të akuzuarin Dodë Gjikolaj, pavarësisht, siç thotë ai, dëshmive të shumta dhe fakteve të pakundërshtueshme.

    Babën ma kanë vra me eksploziv. Gjykata e Gjakovës e ka liruar të akuzuarin edhe pse ka pasur 11 dëshmitarë, ka pasur fakte, ka pasur 11 SMS si prova. Unë shpresoj se Gjykata e Apelit do ta prishë krejt rastin dhe e kthen paet në shkallën e parë se ka dëshmi, ka flakte, ka elemente.

    Ka sms, ku po takohen, ka flejtë në shtëpi, tha ai për reporterin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark