
Një tender i nisur që nga viti i kaluar nga Ministria e Infrastrukturës, si duket ka arritur të marrë një epilog. Kontrata ka të bëj me ‘Rehabilitimi i rrugës Rajonale R105 Vushtrri – Skenderaj dhe ka vlerën e mbi 1 milionë. Me këtë u shpërblyen ‘ASFALT Corp. SH.P.K.; EL-BAU SH.P.K, kjo e fundit e njohur për tenderët që ka fituar nga pushteti i VV-së.
Gazeta Insajderi
Në korrik të vitit 2024, Ministria e Liburn Aliut, kishte nisur tenderin për “Rehabilitimi i rrugës Rajonale R105 Vushtrri – Skenderaj”.
Ndërsa këtij procesi, si duket i erdhi fundi në maj të vitit 2025.
Ministria e Infrastrukturës me 14.05.2025, dha njoftimin për dhënie të kontratës në sistemin e prokurimit.
Ky dikaster, mori vendim që kontrata të i jepet Grupit të Operatorëve Ekonomik ASFALT Corp. SH.P.K.; EL-BAU SH.P.K.
Tenderi ka vlerën 1,394,711.08.
Kush fitoi kontratën milionëshe të Ministrisë?
Grupit të Operatorëve Ekonomik ASFALT Corp. SH.P.K.; EL-BAU SH.P.K, që iu besua kontrata kanë qenë ‘hisedar’ edhe një tender tjetër të majm për të cilin raportoi Insajderi.
Javën e kaluar Gazeta Insajderi, ka raportuar se ministria e Liburn Aliut, ka rekomanduar kompanitë “Kosova asfalt SHPK&El-Bau SHPK&Gërlica Company SHPK&Avag Group SHPK&Asfalt Corp SHPK&Udha SHPK” për Lotin 2.
Kontrata ishte 9 milionëshe.
Pra, në këtë kontratë në konzorcium ishin edhe kompanitë ;Asfalt Corp dhe El-Bau” , që fituan tenderin që u dha dje nga ministria.
Kompania El Bau, tashmë është e njohur për publikun.
El Bau në pronësi ka afaristin Fatlum Pireva të afërt me pushtetin e VV’së.
Fatlum Pireva së bashku me dy persona tjerë dyshohej si i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit në vlerë prej afro 3 mijë euro.
Avokati i biznesmenit, Pireva më 31 maj të 2022-ës i kishte propozuar gjykatës që procedura penale ndaj tij të pushojë për shkak të parashkrimit. Propozim ky i cili ishte refuzuar nga prokurori e gjyqtari i rastit.
Sipas gjykatës, të pandehurit dhe Fatlum Pireva akuzohen se si persona fizik dhe përfaqësues të autorizuar të personit juridik “El-Bau”, me qëllim përfitimi nga fondet publike i kanë paraqitur fakte të rreme komunës së Gjilanit, ashtu që të njëjtit nuk kanë realizuar rrugën sipas kontratës duke i shkaktuar dëm komunës së Gjilanit në vlerën prej 2 mijë e 662 euro e 26 centë.
Kjo kompania ka fituar disa tendere edhe në Gjilan.
Aty kishte qenë pjesë e konsorciumit në tenderin për stadiumin e Gjilanit, cili përfundimisht dështoi, pasi kishte tendenca se Alban Hyseni, i përzgjodhi dostat e tij për t’iu dhënë mbi 15 milionë euro.
Ndërsa, Asfalt Corp, në faqen e ARBK-së, figuron se ka pronar Visar Qorrollin.
I njëjti ka 100 për qind të aksioneve/ Insajderi.org/