Daut Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon Albulena Haxhiun, kjo është e pandershme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon Albulena Haxhiun, kjo është e pandershme

    Insajderi
    22 May 2025 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Albulena Haxhiut, kandidate e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

    Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e përdor personalitetin e Haxhiut për qëllime politike.

    Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si të pandershëm nga ana e Kurtit.

    “Kurti po e shfrytëzon skajshmërisht personalitetin e saj dhe është e pandershme kur thotë që kjo nuk i ka votat, sepse unë i kam për Qeverinë. Në të kaluarën, praktika ka qenë që Kuvendi i ka pasur numrat, por jo Qeveria. Qeverisja ka qenë pjesë e matematikave, ndërsa tani, sipas Kurtit, Kuvendi nuk i paska numrat, por ekzekutivi po”, deklaroi Haradinaj në Dukagjini përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark