Tragjedi në rrugën Drenas–Skenderaj: Humb jetën një vajzë 24-vjeçare, shoferi mbetet i lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në rrugën Drenas–Skenderaj: Humb jetën një vajzë 24-vjeçare, shoferi mbetet i lënduar

    Insajderi
    01 June 2025 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt. Ndërkohë, shoferi i automjetit ka mbetur i lënduar.

    Njësitet e Stacionit Policor të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke transportuar të lënduarit drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.

    Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të rënda, 24-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-ut.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili deklaroi:
    “Pas një aksidenti të rëndë me lëndime të rënda trupore, nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve të marra, dhe përkundër të gjitha masave me RCP të ndërmarra nga ekipi i mjekëve të Emergjencës, ka ndërruar jetë, femra e lindur në vitin 2001”.

    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark