Insajderi
Lajme

Këta janë dy biznesmenët e arrestuar për trafikim me drogë

Insajderi
03 June 2025 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë dy biznesmenët e arrestuar për trafikim me drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i gjerë i njësive antidrogë është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në tri lokacione të ndryshme, me qëllim goditjen e trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike, shkruan Insajderi.

Dy personat e arrestuar nga ky aksion janë Lorik Tigani dhe Onur Vizdik. Të dy emrat janë të njohur për organet e drejtësisë. Onur Vizdik është biznesmen i njohur nga Turqia

Vizdik dhe Tigani janë aksionarë në kompaninë Tada Group SH.P.K., kompani që merret me restorante dhe ushqim, shkruan Gazeta Insajderi.

Dyshohet se ata kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal, i cili ka qenë nën vëzhgim prej kohësh nga njësitë e antidrogës.

Arrestimi është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bastisjeve në disa lokacione në kryeqytet. Megjithatë, burimet konfirmojnë se gjatë kontrolleve në banesat e tyre nuk është gjetur ndonjë provë e dyshimtë apo substancë narkotike.

Tigani dhe Vizdik ishin arrestuar edhe në vitin 2022, pasi ishin kapur me drogë në Han të Elezit. Ata ishin ndër shtatë personat e ndaluar në atë rast, ku u sekuestruan rreth 83 kilogramë lëndë narkotike.

Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2024, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndryshe, dyshja janë aksionarë në kompaninë Tada Group SH.P.K., e cila operon në fushën e gastronomisë dhe shërbimeve ushqimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark