
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar sot se deputetët kanë të drejtë të bojkotojnë seancat e Kuvendit, duke komentuar situatën pas tentimit të 30-të për konstituimin e tij.
Para fillimit të seancës konstituive, Haradinaj tha se po humbasin kohë kot dhe se populli po torturohet në emër të një individi.
“Shumica e deputetëve kanë të drejtë edhe të bojkotojnë tash Kuvendin, edhe po duket që jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve,” tha Haradinaj para mediave.
Ai shtoi se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të dalë së shpejti dhe mund të japë një drejtim të qartë për situatën.
“Është për keqardhje në çfarë situate jemi, por kjo është e vërteta. Ky është realiteti dhe kështu siç duket edhe po i konvenon qeverisë aktuale,” përfundoi ai.