Nxirren 204 trupat e pajetë, kompania pranon kompesimin e familjeve të viktimave me nga kaq mijë paundë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nxirren 204 trupat e pajetë, kompania pranon kompesimin e familjeve të viktimave me nga kaq mijë paundë

    Insajderi
    12 June 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi Tata, i cili zotëron kompaninë Air India, ka njoftuar se do t’u japë 1 crore rupish – që është ekuivalenti i rreth 86,000 paundëve – familjeve të secilës viktimë që humbi jetën në aksident.

    Po ashtu, do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit dhe do të ofrojë mbështetje për rindërtimin e konviktit mjekësor që u godit.

    “Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen që ndjejmë në këtë moment,” thuhet në një deklaratë të publikuar në X.

    Ndërkohë shefi i policisë në Ahmedabad, GS Malik, thotë se 41 persona janë plagosur dhe po trajtohen.

    Ai i ka thënë BBC-së se 204 trupa janë nxjerrë nga vendi i aksidentit. Nuk dihet ende nëse të gjithë 204 personat ndodheshin në avion apo në tokë në momentin e përplasjes.

    Hetuesit amerikanë po udhëtojnë drejt Indisë për të ndihmuar në hetimin e aksidentit ajror që ndodhi sot në aeroportin e Ahmedabad-it.

    Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA i është besuar drejtimi i ekipit amerikan në këtë hetim.

    Në një postim në rrjetin social X, bordi njoftoi se do të jetë “udhëheqësi” i ekipit amerikan, ndërsa qeveria indiane do të sigurojë “të gjitha informacionet” sipas protokolleve ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

    Ndërkohë, edhe zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar po dërgohen në Indi për të mbështetur hetimin e rrëzimit të avionit.

    Avioni që u rrëzua pak pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad-it ishte një Boeing 787-8 Dreamliner, një model i prodhuar në SHBA. Nga ky aksident tragjik janë konfirmuar deri më tani mbi 200 viktima.

    Sipas rrjetit partner të Sky News, NDTV, komisioneri i policisë së Ahmedabadit tha se një pasagjer mbijetoi aksidentin. NDTV e identifikon atë si britaniko-indianin, Vishwash Kumar Ramesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark