Në sulmet ajrore izraelite vritet një nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në sulmet ajrore izraelite vritet një nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit

    Insajderi
    13 June 2025 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shefi i sigurisë kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, është vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj Iranit, sipas mediave shtetërore iraniane.

    “Vrasja e Ali Shamkhani u konfirmua gjithashtu”, tha të premten rrjeti shtetëror iranian i lajmeve IRINN.

    Shamkhani ishte një këshilltar kyç i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei, dhe shërbeu si sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit për gati një dekadë.

    Shamkhani kishte qenë një yll në ngritje i diplomacisë iraniane dhe i njohur mirë në qarqet diplomatike në Uashington dhe Evropë. Por ai u zëvendësua papritur në mesin e vitit 2023, me analistët që sugjeronin në atë kohë se ai mund të jetë parë si shumë ambicioz nga Khamenei.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark