Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit

    Insajderi
    25 June 2025 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është futur në gropën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo në kontekstin e një bashkëpunimi të mundshëm mes të dyve për të mundësua konstituimin e Kuvendit, por edhe për të kandiduar të parin e Nismës për kryeparlamentar.

    Në emisionin DPT Fidani, Haradinaj ka përmendur edhe një shprehje popullore me të cilën e ka cilësuar Limajn.

    “Ato çka i kemi pasë në plan t’i themi i kemi thënë dhe i kemi konsumuar, tash mendoj se edhe Z. Limaj në fillim është futur në kurthin e Z.Kurtit. Sipas meje, fare mirë dihet që deri në fillimin e seancës të gjithë e kanë pritur nominimin e tij për kryetar të Kuvendit, gjë që u dëshmua edhe më vonë prej gojës së Limajt dhe Kurtit, dhe aktorëve të tjera”, tha Haradinaj.

    “Siç duket viktima e parë e mashtrimit ka qenë vet Z.Limaj nga Kurti. Është edhe ajo shprehja popullore: ‘Kur ia qelë gropën dikujt, ruju se vet bie në të’. Kjo vlen për Limajn, unë mendoj se Limaj edhe kandidati i opozitës për kryeministër duhet të bashkëpunojnë, kjo është temë që nuk më takon mua, se çka bëjnë këta unë nuk e di. Unë mundem të garantoj vetëm për votën time, çdo kohë me të shkojë t’ia jap votën një kandidati të opozitës pa asnjë kusht”, u shpreh Haradinaj. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark