
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit për vrasje me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakocë. Dod Gjikolli duhet të kthehet në rigjykim tha Apeli, por i akuzuari nuk ndodhet në Kosovë.
I akuzuar për vrasje me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte liruar nga akuzat Dod Gjikolajn, shkruan Insajderi.
Sipas vendimit të Apelit, thuhet se pretendimet e prokurorisë lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale janë të bazuara.
“Pretendimet e prokurorisë lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në marrjen e vendimit gjyqësor të drejtë dhe të ligjshëm, kolegji i kësaj gjykate, vlerëson se janë të bazuara, ngase aktgjykimi i ankimuar nuk është përpiluar komfor nenit 369 par. 6 dhe 7 lidhur me nenin 364 të KPPRK-së, nuk janë paraqitur shkaqet dhe arsyet për çdo pikë të aktgjykimit, nuk janë paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsye i merr si të provuara ose të paprovuara duke mos dhënë vlerësimin e provave, ndërsa ato që janë dhënë, nuk janë në pajtueshmëri të plotë me provat dhe shkresat e lëndës, andaj aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që kanë kushtëzuar anulimin dhe kthimin e çështjes në rivendosje”, thuhet në vendimin që ka parë Insajderi.
Raportimet e Insajderit lidhur me rastin: