Edhe ambasadorët lëshuan sallën e Kuvendit, nuk qëndruan me deputetët që e vazhduan seancën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe ambasadorët lëshuan sallën e Kuvendit, nuk qëndruan me deputetët që e vazhduan seancën

    Insajderi
    25 July 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorët e vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, morën pjesë sot në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të cilën Gjykata Kushtetuese e kishte caktuar si afatin e fundit për përmbushje brenda 30 ditëve.

    Pavarësisht pranisë së tyre, deputetët nuk arritën të konstituojnë Kuvendin, pasi Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi me të njëjtin skenar – duke hedhur në votim formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili nuk mori mbështetjen e partive të tjera.

    Në momentin kur kryesuesi Avni Dehari ndërpreu seancën, ambasadorët u larguan nga salla, duke mos qëndruar me deputetët opozitarë që vazhduan të flasin nga foltorja e Kuvendit në shenjë proteste.

    Seanca dështoi sërish dhe do të vazhdojë nesër në orën 14:00 – një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses, që pezullon punën e deputetëve për moszbatim të vendimit të saj për konstituimin e Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark