Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private?

    Insajderi
    18 August 2025 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur, Gjesti, ka bërë një reagim në ditën e sotme (e hënë), ku mes tjerash është ndalur edhe te jeta e tij private.

    Ai ka komentuar për herë të parë lajmet pas ndarjes nga këngëtarja Egli Tako, duke theksuar se nuk dëshiron që aspektet personale të bëhen pjesë e publikut apo të komentohet për to.
    Por pak më pas, duket se një reagim i tërthortë ka ardhur edhe nga vetë Egli.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 ka publikuar një postim nga makina, ku shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar: “Një fëmijë i lumtur”.

    Ky mesazh ka bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një lloj kundërpërgjigjeje ndaj deklaratës së Gjestit, duke lënë të kuptohet se artistja është e lumtur dhe e pa ndikuar nga ngjarjet e fundit.

    Në rrjete sociale ka nisur menjëherë diskutimi nëse bëhet fjalë për një mesazh të koduar, apo thjesht një shprehje spontane e saj.

    Megjithatë, fakti që kjo vjen në të njëjtën ditë me reagimin e Gjestit, ka bërë që të shihet si një lëvizje e menduar.

    Ish-çifti ka qenë një ndër më të përfolurit gjatë kohës që ishin në BBVA 4. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark